Flash News

KRYESORE

Rëndohet situata në Shkodër, Prençi: Të shpallet emergjenca e pjesshme             

Rëndohet situata në Shkodër, Prençi: Të shpallet

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës në zonat e përmbytura në Shkodër.

“Ka argjinatura të dëmtuara, lëvizja e qytetarëve dhe gjësë së gjallë nuk është e lirë dhe situata e natës nuk dihet çfarë sjell”, tha Premçi.

Më tej, ai i drejtoi një thirrje edhe prokurorit të Shkodrës. “Kërkoj prokurorin e rrethit këtu. Janë ndërtuar vepra publike me kosto duke bllokuar kanale kulluese”, theksoi kreu i Emergjencave Civile.

Prençi akuzoi një kompani private, e cila sipas tij, gjatë punimet që po kryen në rrugë, ka dëmtuar kanalet e kullimit.

“Të ndërtohet një rrugë në vitin 2018, pa u marrë në konsideratë harta e përmbytjeve në vitin 2010, 2011, kjo është për t’u hetuar. Unë nuk e kam tagrin, por nuk mund të hesht, për ato vepra që ndërtohen sot dhe shkaktojnë përmbytje. Këtu duhet të stopohen menjëherë punimet që bën firma e ndërtimit. Duhet të rifillojë, sapo të mbarojë punë Prokuroria”, tha Prençi.

 

 

Të fundit