Flash News

KRYESORE

Rëndohet situata në Shkodër/ Shtatë qytetarë dhe dy policë shoqërohen me urgjencë në spital

Rëndohet situata në Shkodër/ Shtatë qytetarë dhe dy

Situata në qytetin e Shkodrës është rënduar së tepërmi. Ndërkohë që qyteti është ndarë më dysh, ka pasur edhe të lënduar, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Të lënduarit kanë qenë si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ajo e policisë, ku mësohet se shtatë qytetarë dhe dy policë janë plagosur. Në mes të të lënduarve është edhe kreu i sindikatave të pavarura, Arben Cuka.

Akoma nuk dihet se sa është numri i të plagosurve që kanë marrë ndihmën e parë.

Shkodra i ngjan më shumë një sheshi beteje. Nga njëra anë është kryeministri Rama që vazhdon takimin elektoral i rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa nga ana tjetër opozita vazhdon marshimin e saj mes gazit lotsjellës.

Ndërkohë qytetarët vijojnë protestën e tyre nën thirrjet, ‘Rama ik’.

Të fundit