Flash News

KRYESORE

Renea zbret në Elbasan, rrethohen disa godina

Renea zbret në Elbasan, rrethohen disa godina

Pas konflikit mes disa personave, që ka degraduar në përdorimin e armëve sot në aksin rrugor Elbasan-Xibrakë, një operacion i madh policor po zhvillohet në orët e vona në qytetin e Elbasanit. Forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga Renea kanë rrethuar zonën tek bashkia si dhe rrugicat nga sporti vjetër, shkruan “infoelbasani”.

Ende mbeten mister shkaqet e këtij aksioni. Më shumë policë ndodhen tek Kryqëzimi i nje banke prane bashkise. Disa godina janë të rrethuara.

Deri më tani nuk ka asnjë deklarim zyrtar rreth këtij aksioni. Por forcat e shumta policie, që mbajnë armët gati për të qëlluar, kanë frikësuar qytetarët, raportojne mediat lokale ne Elbasan.

Të fundit