Flash News

OP-ED

Rënia e Albinit nuk është rënie e demokracisë

Rënia e Albinit nuk është rënie e demokracisë

Nga Fatbardh Kadilli

Rënia e Albinit nuk është rënie e demokracisë. Nuk është rënie e legjitimitetit. Mjafton të shikojme votat në parlament. Pse qenkan me legjitime 30 votat e Albinit dhe jo legjitime 80 votat e pjesës tjetër?

Albini e kërkoi vetë këtë rënie. Albini e provokoi vet rënien e qeverisë dhe koalicionit. Pse quhet shkak i rënies së qeverisë mocioni i LDK dhe nuk quhet shkak për renien e qeverisë shkarkimi arrogant i ministrit të LDK nga Albini?

Me vetëm një deputet më shume se LDK, me vetëm 1 % më shumë vota në zgjedhje, me vetëm 26 % të votës popullore, Albini sillet si një lider që nuk mund të sfidohet nga një aleat, qoftë edhe me nje deklarate. Cfare ka demokratike ne sjelljen e tij politike? Cfare ka legjitime ne provokimin e tij? Cfare ka te pergjegjshme ne sjelljen e tij? Çfare ka serioze në sjelljen e tij ndaj partneritetit Euroatlantik?

Vërtet qytetarët e Kosoves votuan për të ndryshuar qeverine dhe llojin e të bërit politikë. Vërtet kërkuan një politikë me integritet dhe larg makinacioneve dhe skemave korruptive. Por, sa i përgjegjshëm ishte Albini? Sa e vuri ai përgjegjësine e qeverisjes së Kosovës, mbi kalkulimin e atij vetë? Sa mendoi për Kosoven dhe krizën dhe sa mendoi për të fituar pikë politikisht fiks në momentin më të veshtirë? Në Kosovë nuk ka nevojë që një qeverisje e korruptuar dhe e kapur në skema kalkulimesh të zevendesohet nga një qeveri që drejtohet nga një person që nuk do të qeverisë, nuk do të mbaje peshë, ose me e pakta nuk duron të ndajë pushtet me të tjerët. Në kohë krizash kërkohet unitet. Zakonisht u kerkohet qeverive të bashkepunojnë me opozitën. Albini nuk duron dot as LDK.

Dhe diçka për Vjosen. Vërtet sjellja politike e saj pohoi kurajo, pohoi vendosmëri. Por, dilema e tradhëtisë me duket e ekzagjeruar. Qytetarët e Kosovës nuk i tradhetoi vetëm mocioni i LDK i kalkuluar me forcat e PAN-it. I tradhetoi po aq, në mos më shumë, sjellja e Albinit. Qytetaret e Kosovës donin qeverisje të mirë. Albini nuk ishte i gatshëm ta bënte.

Dhe ne fund për ata që fajin e rënies së qeverisë e kërkojne tek amerikanët. Nqs Albini do të ishte i zoti të kryesonte një qeveri të mirë dhe bashkëpunuese. Nqs do te ishte i zoti të zgjeronte mbështetjen politike përtej edhe koalicionit qeverisës, do te ishte në gjendje të negocionte si një partner i fortë, si nje partner që di të mbajë një qeveri të mirë dhe njëheresh legjitime.

Albini thjesht nuk e donte këtë qeveri. Kryestari i saj ishte armiku i saj.

Të fundit