Flash News

E-TJERA

Rënia e efektives në krye të detyrës, reagon Konsullata e Nderit e Letonisë

Rënia e efektives në krye të detyrës, reagon Konsullata e

Për ndarjen nga jeta të nëntares Zarife Hasanaj gjatë një misioni të Natos në Letoni dhe plagosjen e dy efektivëve të tjerë, ka reaguar Konsullata e Nderit të Letonisë.

Konsulli Sokol Kraja ngushëllon familjen e ushtarakes së vrarë nëpërmjet një reagimi publik.

"Kjo humbje hidheron të gjithë pjesëmarrësit në këtë mision, por dhe popullin letonez, i cili vlereson lart kontributin e jashtëzakonshem të Shqipërisë dhe shqiptarëve në kuadër të Aleancës, por edhe për paqen e sigurinë kudo në botë. Ne mbështesim fuqimisht rolin dhe kontributin që forcat ushtarake të Republikës së Shqipërisë kane dhënë dhe japin në kuadër të Misioneve të NATO-s.

Në këto orë të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe i ndodhemi pranë familjarëve të Zafire Hasanajt dhe ushtarakëve të tjerë që u plagosën në këtë incident tragjik", shkruan Kraja.

 

Të fundit