Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Rënia e lindjeve/ Njihuni me fshatin që ka më shumë ujqër se fëmijë
Vetëm 46 njerëz jetojnë në fshatin spanjoll të Yernes Tameza. Siç mund ta mendoni rrugët nuk gumëzhijnë nga zërat, e sidomos atyre të fëmijëve.
Në fshatin me 135 banorë të regjistruar, duke përfshirë edhe vizitorët, dy të tretat i përkasin moshës mbi 50 vjeç, ndërsa pesë përqind janë pak më të rinj se 20.
Ndërsa niveli i lindjeve bie në vendet e Bashkimit Europian, vendet rurale su ky fshat në Spanjë po e ndiejnë më fort rënien e popullsisë .
Ky fshat ka nivelin më të ulët të lindjeve në Spanjë dhe nivelin më të ulët në gjithë BE-në. Të rinjtë që kanë lindur aty nuk qendrojnë por kërkojnë mundësinë e parë për t’u larguar dhe për të gjetur mundësi më të mira nëpër qytete.
“Këtu ka vetëm pleq, ndërsa të rinj thuajse asnjë”, tha një banor, i cili tregoi se në fshat në vend të fëmijëve gjen ujqër. “Natyra po na gëlltit çdo ditë nga pak”, tha ai. /BBC/