Flash News

KRYESORE

Rënia e ndjeshme e lirës turke, efekt negativ në shtetet e tjera

Rënia e ndjeshme e lirës turke, efekt negativ në shtetet e tjera

Rënia dramatike ekonomike e Turqisë po ndikon dhe në tregjet globale. Lira pësoi zhvlerësimin më të lartë me 7.19 kundrejt dollarit të dielën, nga 6.4 në fund të javës së kaluar, kur SHBA vendosi dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminim.

Të hënën në mëngjes monedha turke tregohej me vetëm 6.84, më shumë se 25 për qind më e ulët se shtatë ditë më parë dhe rreth 45 për qind që nga fillimi i vitit.

Gjendja emergjente e vendit kontribuoi në ndëshkimin e aksioneve aziatike gjatë natës. Indeksi i Hang Seng në Hong Kong humbi 1.5 për qind dhe Nikkei i Tokios ra 2 për qind.

"Investitorët mbeten të frikësuar të hënën, nga rënia e shpejtë e lirës së Turqisë dhe shqetësimet se një krizë financiare në vend do të valëvitet nëpër pjesën tjetër të Evropës, duke i mbajtur tregjet në të kuqe", tha Connor Campbell, analist financiar në Spreadex.

Humbja e besimit në lirën u përhap gjithashtu në Afrikën e Jugut, ku monedha vendase ra me 7 për qind kundrejt dollarit të hënën. Rupi indian pësoi rekord të ulët kundrejt dollarit prej 69.8.

Ndërsa monedhat që fituan ishin dollari dhe franga ziverane.

 

Të fundit