Flash News

KRYESORE

“Rënia e Tahirit është e lidhur edhe me ministra të tjerë”, -deklarata e ish-ministrit të Brendshëm

“Rënia e Tahirit është e lidhur edhe me ministra të

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka deklaruar nga “Kjo Javë” në News 24 se fundi i Saimir Tahirit lidhet edhe me disa ministra të tjerë. Sipas tij ka ardhur koha që të lihet Gjykata dhe Prokuroria që të bëjnë punën e tyre

“Pozicioni i Saimir Tahirit është i rëndë dhe mendoj se ai nuk ka asnjë mundësi për t’u mbrojtur. Mbase Prokuroria duhet të ishte më diskret në këtë çështje. Por sado që të mbrohet Tahiri dhe të tjerët, unë gjykoj se duhet të lihet Prokuroria dhe Gjykata që të bëjnë punën e tyre. Nuk mund të them asgjë për mbrojtjen e Tahirit, pasi atij sa i mbyllet një gjë i hapet një gjë tjetër. Rënia e Saimir Tahirit është e lidhur edhe me ministra të tjerë”- Tha Dritan Demiraj.

Të fundit