Flash News

KRYESORE

Rënia e Vllaznisë, ish-trajneri akuzon hapur lojtarët: Kanë probleme me bastet

Rënia e Vllaznisë, ish-trajneri akuzon hapur lojtarët: Kanë

Ekipi i Vllaznisë ra sot zyrtarisht nga Kategoria Superiore për herë të parë në historinë e saj dhe për më tepët në 100 vjetorin e themelimit të klubit.

Por cilat janë arsyet? Ish-trajneri i Vllaznisë në sezonin 2011-2012, Rudi Vata ka akuzuar lojtarët dhe drejtuesit kuqeblu se u pëlqen të vendosin baste.

Për mendimin tim te skuadra e Vllaznisë ka shumë lojtar që janë egosita dhe që kanë probleme me veset. Kanë probleme bixhozi, probleme bastesh. Harxhojnë kohën në bixhoz. Unë me eksperiencën time kam pasur futbollista që kanë luajtur deri në 4 të mëngjesit me letra, kur ditën tjetër kishim një ndeshje të rëndësishme ndaj Skënderbeut. Vetë zyrtarët e klubit kanë qenë bastexhinj. SI mund të marrin futbollistët shembuj nga ketë persona”, u shpreh Vata në emisionin “Rubrika Sportive në TVSH.

Po ashtu, Vata, i cili jeton në Skoci shtoi se Vllaznia do të rikthehet vetëm nëse do të afrojë në ekip njerëz profesionist që kanë kontribuuar në futbollin shqiptar. “Nëse këta njerëz pyeten, mendoj se Shkodra ka kapacitete të mjaftueshme për futbollin shqiptar, por edhe atë europian”, përfundoi Vata.

Të fundit