Flash News

KRYESORE

Rënia e Vllaznisë nga Kategoria, tifozët në protestë para Bashkisë së Shkodrës

Pas humbjes me Partizanin, shanset e Vllaznisë për të mbijetuar në Superligë janë të pakta dhe për këtë arsye, tifozët e ekipit shkodran, siç kishin lajmëruar edhe më parë, kanë dalë në protestë para Bashkisë së Shkodrës për gjendjen e skuadrës së tyre.

Klubi Vllaznia administrohet nga institucioni vendor dhe sipas tifozëve ata nuk e kanë menaxhuar si duhet situatën.

Tifozët kanë gjuajtur me vezë, letra higjenike dhe tymuese në drejtin të godinës së Bashkisë duke shprehur zemërimin e tyre për renditjen e dobët.

Ata gjithashtu kanë sharë edhe me fjalor banal drejtuesit dhe kanë brohoritur ekipin e tyre.

Të fundit