Flash News

KRYESORE

Rënia nga pesha, drithërat që duhet dhe s'duhet të hani

Rënia nga pesha, drithërat që duhet dhe s'duhet të hani

Shumicën e rasteve, drithërat cilësohen si ushqim i cili të shëndosh, për shkak të karbohidrateve që ato kanë.

Por jo gjithmonë ky fakt është i vërtetë pasi ka disa drithëra që ju ndihmojnë në dobësim, ashtu sikurse ka disa të tjera që japin efektin e kundërt.

Drithërat që duhet të hani:

Tërshëra

Tërshëra është e lartë në avenanthramide, një antioksidant që mbron zemrën. Ajo njihet për aftësinë e saj për të thithur shumë ujë, që do të thotë se ajo fryhet në stomak, duke ju ngopur shpejt.

Orizi kaf

Orizi kaf nuk ka aq shumë karbohidrate, sa i bardhi. Është i mbushur me antioksidantë, magnez, fosfor etj. Gjithashtu, është i ulët në yndyrë dhe i lartë në fibra.

Edhe thekri është shumë i domosdoshëm, dhe ju bën punë për t’u dobësuar.

Elbi, është fantastik, jo vetëm për humbje peshe, por edhe për uljen e kolesterolit. Kur të shkoni në pazar për të blerë elb, sigurohuni të merrni kokërrgjatë, jo të rrumbullakët.

Hikrra ka më shumë proteina, se sa kanë drithërat e tjera. Është një burim i mirë proteinash, për vegjetarianët. I lartë në magnez dhe ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Kuinoa, dhe hikrra janë të rëndësishme, për njerëzit që vuajnë nga intoleranca e glutenit. Ajo nuk është e lartë në kalori dhe është e pasur me vitaminë B dhe omega-3.

Thjerrëzat janë të pasura në proteina, fibra dhe të ulëta në yndyra.

Misri kokërr është shumë i shëndetshëm dhe i ulët në kalori.

Drithërat që nuk duhet të hani:

Orizi i bardhë, gruri dhe kuskusi janë të larta në karbohidrate, kalori dhe ju shtojnë në peshë.

Të fundit