Flash News

KRYESORE

Rënie e lehtë e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, shkon në 196 numri i viktimave

Rënie e lehtë e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë,

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka pësuar një rënie të lehtë , teksa janë raportuar 194 raste.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë me dije se 4 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar në 196 numrin e viktimave nga COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë në total 7846 raste pozitive, raste nga 35.570 persona të dyshimtë.

Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste nga 35.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna, Gjakovë 12 raste, komuna Vushtrri 8 raste,

komuna Drenas 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste,

komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok.

Të fundit