Flash News

KRYESORE

Reperi dhe gazetarja shqiptare bëhen prindër për herë të parë

Reperi dhe gazetarja shqiptare bëhen prindër për herë
Gazetarja shqiptare Vesa Rama dhe reperi Skerdi Ago janë bërë prindër për herë të parë. Reperi përmes një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e bukur për familjen dhe fansat e tij se si e gjeti ky vit i ri. “Sot u mbusha me lot, por me lot gëzimi. Ndjenja më e bukur në botë, dashuria më e veçantë që kam përjetuar. Nuk paska ndjenjë më të bukur kur në jetë të vjen një engjëll që të bën të harrosh çdo gjë për çka ke luftuar, çka ke kaluar dhe çdo dashuri, sepse dashuria më e madhe është ky bukurosh i bukur. Ndihem krenar që në jetën time Zoti më fali një krah të djathtë që do më dojë tamam me zemër të pastër dhe do më bëhet shok jete, do më bëhet një hero për shpirtin tim. Vesa je gruaja që më bëre dhuratën më të shtrenjtë, dhuratën më të bukur. Më solle në jetë një shpirt, një Skerd të vogël që ma mbushi shpirtin me një thesar që s’do kem nevojë tërë jetën të kërkoj gjë tjetër më shumë. Të dua jeta ime! Ju dua të dyve më shumë se veten”, -ka shkruar ai përkrah fotos që është portreti më i ri familjës së tij.  
 
View this post on Instagram
 

Sot u mbusha me lot por me lot gezimi, ndjenja me e bukur ne bote, dashuria me e vecante qe kam perjetuar. Nuk paska ndjenje me te bukur kur ne jete te vjen nje engjell qe te ben te harrosh cdo gje per cka ke luftuar dhe cka ke kaluar dhe cdo dashuri sepse dashuria me e madhe eshte ky bukurosh i bukur. Ndihem krenar qe ne jeten time Zoti me fali nje krah te djatht qe do me doj tamam me zemer te paster dhe do me behet shok jete, do me behet nje hero per shpirtin tim. Vesa je femra qe me bere dhuraten me te shtrenjt, dhuraten me te bukur. Me solle ne jete nje shpirt, nje Skerd te vogel qe ma mbushi shpirtin me nje thesar qe s’do kem nevoj tere jeten te kerkoj gje tjeter me shume - te dua jeta ime, ju dua te dyve me shum se veten.🙏🙏🙏

A post shared by S K E R D I (@skerdiago) on

Të fundit