Flash News

KRYESORE

Reperi i parë që shpallet miliarder

Zyrtarisht, reperi Jay-Z është miliarder. Ai është i pari reper që ka arritur të bëhet miliarder sipas revistës "Forbes", pasi ai është investitor në shumë kompani, përfshirë dhe atë "Uber".

Vetëm me “Armand Brignac Champagne”, bashkëshorti i Beyonce fiton 300 milionë dollarë, nga "D`Usse" fiton 100 milionë dollarë, 70 milionë dollarë të tjera nga albumet muzikore dhe 220 milionë dollarë nga investimet e ndryshme si dhe 70 milionë dollarë nga kompania “Uber”.

Po ashtu, reperi ka disa pasuri të paluajtshme. Një shtëpi me vilë 26 mln $ në East Hampton dhe një tjetër 88 mln $ në Bel Air. Pronar i një apartamenti në Tribeca, New York, që prej vitit 2004, që e ka blerë 6.85 mln $.

Të fundit