Flash News

KRYESORE

Reperi i njohur: Do të lidhesha me një fanse vetëm nëse do të ishte e bukur

Rreperi i njohur Gent Fatali, i ftuari në 'PopCulture', është shprehur se do të lidhej me një nga fanset e tij vetëm nëse ajo do të ishte e bukur.

“Nëse fansja është e bukur, por edhe me fat, pse mos të krijoj një lidhje me të”, ka thënë këngëtari.

Gent fatali është pyetur edhe në lidhje me thashethemet që qarkullojnë mbi një lidhje të mundshme me këngëtaren Samanta Karavello, ku ka thënë se mediat i ekzagjerojnë gjërat dhe se me Samantën ka thjesht një miqësi.

“Mediat e transformojnë lajmin dhe më bezdis fakti që i shtrëmbërojnë gjërat. Unë nuk e kam të dashur Samantën. E kam thjesht mikeshë. Nuk më pëlqen fakti që ata i thonë gjërat ashtu si ata duan, kur në fakt nuk janë të vërteta”, deklaron këngëtari.

Ai gjithashtu shtoi se shumë shpejt do të sjellë edhe projektin e tij më të ri muzikor, për të cilin nuk ka dhënë shumë detaje.

 

Të fundit