Flash News

KRYESORE

Reperi shqiptar konfirmoi lidhjen në koncert, tani pret të fejohet

Fansat e tij e quajnë jetën e reperit si një telenovelë dhe kanë të drejtë. Majk e ka kthyer jetën e tij plot me ngjarje. Pasi u bë baba, ai u lidh sërish me nënë e djalit të tij, Majlinda Zekën dhe më pas u nda.

Tani reperi nga Kosova është në një lidhje të re me Melita Nushin dhe konfirmimin e lidhjes së tyre reperi e bëri në një mënyrë shumë romantike. Ai ndaloi koncertin në Tiranë duke i dhuruar lule të dashurës së tij. Por nuk mbaron me kaq. Burime pranë çiftit kanë konfirmuar se ata së shpejti do të fejohen. Mesa duket gjërat mes Majk dhe Melitës janë bërë serioze.

Të fundit