Flash News

KRYESORE

Reperja Nicki Minaj bëhet nënë për herë të parë

"Daily Mail" shkruan se reperja e njohur amerikane Nicki Minaj dhe partneri i saj, Kenneth Petty janë bërë prindër së fundmi.

Në moshen 37-vjeçare, reperja është bërë nënë për herë të parë por ende nuk ka detaje mbi gjininë e bebushit apo dhe emrin.

Në vitin 2018, Minaj tha për Wonderland se donte shumë të kishte fëmijë. “Unë duhet të martohem së pari, atëherë do të kem një fëmijë. Mund të jem më afër sesa njerëzit mendojnë në të vërtetë,” tha ajo. “Unë i dua fëmijët.”

Të fundit