Flash News

KRYESORE

Replikoi me tifozët e Romës, Strakosha kërkon ndjesë publikisht

Një deklaratë për mediat shqiptare e portierit Thomas Strakosha, i cili aktivizohet tek ekipi i Lazios, ka ngjallur shumë reagime dhe ka përfunduar me një kërkim faljeje të 22-vjeçarit.

“Unë mund të shkoja te Roma, por falënderoj zotin që zgjodha Lazion. Natyrisht, unë isha i ndikuar nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili me personalitetin e tij të godet dhe ndikon nga këndvështrimi psikologjik. Ai ka një zgjidhje për të gjitha situatat, me të cilat përballet Lazio”, deklaroi Strakosha.

Këto fjalë të tij kanë sjellë reagimin e tifozëve të Romës, të cilët kanë replikuar në  ‘instagram’ përbri fjalëve të Strakoshës duke shkruar:“Ne, gjithashtu, falënderojmë Perëndinë që ke zgjedhur Lazion”.

Por ngacmimet nuk janë ndalur këtu. Strakosha i ka kthyer përgjigjje “asromadaily” duke komentuar në postimin e tyre datën e fitimit të kupës së Italisë në derbi, “26 maj”, të shoqëruar me disa ikona.

Menjëherë kanë shpërthyer komentet e shumta, me tifozët e Lazio-s që i pëlqyen shumë reagimet e portierit, ndërsa ata të Romës kuptohet që nuk i pritën mirë.

Në fund portieri shqiptar, në mënyrë që të mos krijojë keqkuptime, ka kërkuar falje nëpërmjet një postimi në ‘instastory’.

“Dua të kërkoj ndjesë për komentin e djeshëm në faqen e Romës, duhet të jem një shembull dhe jo të bëj gabime  të tilla”.

Të fundit