Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Reportazh/ 24 orë nga jeta e një vajze të dënuar me ‘konvikt’
Fotot dhe teksti: Jona Kazani/ Politiko
Vajza që zbresin dhe vajza që ngjiten. Në fytyrë u lexohet herë gëzimi dhe herë stërmundimi. Tërheqin valixhe të mëdha e të rënda, të cilave u janë dëmtuar rrotat nga rruga asfaltgërryer dhe përdorimi i shpeshtë në të njëjtën rrugë. Ndodh që rrotat e tyre të vogla të ngecen nëpër gropat e shumta që popullojnë rrugën e ngushtë; ato ndalen e ndihmojnë njëra-tjetrën për t’i shpëtuar rrengut të kësaj pengese.
Ngapak të kujtojnë poezinë e Kadaresë për ‘mësueset e fshatit’: ato të urta gjer në dhembje/ të thjeshtat gjer në madhështi.
Kjo urti e thjeshtësi, kapur në të njëjtat pengesa, përsëritet thuajse çdo ditë, me ca që ikin e ca që vijnë.
Prej dhe për në Qytetin Studenti. Në një ndër 29 godinat e banimit, të njohura si konviktet apo, siç i quan Drejtoria e QS ‘Rezidenca Studentore’.
***
Porta e konviktit është një derë e thjeshtë duralumini, me një pjesë xhami sipër i cili duket sikur do të thyhet apo bjerë nga një çast në tjetrin. Gjithë e gjithë, dera është një gjë e brishtë që do e merrte përpara shkelmi më i lehtë. Kaq sa i takon sigurisë së këtyre godinave ku bëjnë strehë rreth 255 vajza në secilën, zakonisht 3 studente në një dhomë.
Nëse je me fat, dhoma mund të të qëllojë me ballkon, e nëse jo, do detyrohesh t’i mbash edhe këpucët brenda, në të njëjtin mjedis ku gatuan, ha, studion dhe fle. Kur hap derën e dhomës shfaqen tre shtretër të vjetër, të shtypur dhe të mundur nga koha. Mbi ta ndodhen disa rafte, të vetmet në gjendje të mirë.
Tavani me dyshemenë, përveç ngjyrave nuk është se kanë ndonjë ndryshim. Pllakat e çrregullta dhe të thyera të dyshemesë kanë krijuar disnivel, njësoj si tavani, i cili duket qoshe qoshe nga plasaritja e mureve. Diku, aty nga mesi i plasaritjeve, ndodhet edhe një llampë pa abazhur, me një tel rreth 30 cm, që është i mbeshtjellë me ngjitës për shkak të dëmtimeve.
Në dhomën në formë drejtkëndëshi ndodhet edhe një tavolinë e vogël katrore. Nën njërën prej këmbëzave të saj është vendosur një copë e trashë kartoni, në mënyrë që tavolina të mos lëvizë nga vendi. Kortezi e relievit të dyshemesë. Mbi sipërfaqen e tavolinës, ku janë gdhendur emrat e studenteve që kanë banuar aty ndër vite, ndodhen disa enë kuzhine, sigurisht të marra nga shtëpitë e vajzave.
Diku afër ballkonit të vogël, ndodhet rezistenca, apo më saktë kuzhina e këtij aneksi. Mbi këtë krijesë të çuditshme gatuhet. Ndonëse është e vogël, dhe jo shumë e kushtueshme, është shumë e rrezikshme nëse nuk tregon kujdes, pasi në rastet kur ka tension të lartë të energjisë elektrike ajo mund te pëlcasë te pjesa ku lidhet me kabullin. Ky është mjeti i vetëm me të cilin mund të gatuajnë të pamundurit, pasi ‘një studenteje me konvikt’ nuk i’a mban xhepi të blejë një sobë të vogël për të gatuar, apo një frigorifer ku të mbajë ushqimet që të mos prishen.
Ndërkohë që gatuan, e gjithë era e ushqimit përhapet me shpejtësi në dhomën e vogël. Shqetësimi më i madh, i një ‘vajze për së mbari’, në raste të tilla janë rrobat, të cilave u ngjitet kjo aromë aspak e këndshme vaji dhe gjelle. Duhma nuk është shqetësimi i vetëm. Të njëjtat rroba që thithin tymin duhen larë. Në rastin e tyre me dorë, si dikur nënat apo gjyshet. Uji që vjen nga rubineti në një kënd të dhomës është gjithmonë i ftohtë dhe duhet ngrohur në të njëjtën rezistencë.
Në godinë, apo në Qytetin e Studentëve, nuk ka një vend të caktuar, Lavanteri a diçka të tillë, ku mund të lash rrobat. Sërish si nënat, apo gjyshet dikur, merr një legen të madh dhe i hyn punës. Edhe kjo kërkon strategjinë e vet: legeni duhet vendosur në mes të dhomës (pasi vetëm aty ka hapësirë mjaftueshëm për të lëvizur duart, aq sa për të krijuar forcë fërkimi për larjen e rrobave).
Në ballkonin e vogël, ku ndodhet kova dhe lecka me të cilën pastrohet dyshemeja, janë varur edhe disa spango, ku mund të varësh rrobat për t’u tharë. Nëse bie shi, duhet t’i fusësh brenda dhe t’i varësh nëpër gozhdat që ndodhen të ngulura në mure, apo t’i hapësh në karrige e shtretër.
Poshtë krevatëve, ndodhen valixhet e rrobave të dimrit, të cilat nuk ke ku t’i mbash tjetër veçse aty. Dollapi që ndodhet në dhomë ka shumë pak hapësirë, dhe veç kësaj, brava e vogël që shërben për ta mbyllur me çelës, është e prishur.
Asnjëherë nuk i dihet se me kë qëllon në dhomë, pasi studentet lëvizin dhe vijnë të tjera, e nëse dikush do të qëllonte ‘me dorë’, ato pak para që ke fshehur në dollap, mund të t’i marrë lehtësisht. Punonjësit e konvikteve (apo të Rezidencave Studentore!) nuk mbajnë përgjegjësi për gjërat e humbura, çfarëdo qofshin ato.
Ka pasur jo pak raste kur studenteve u janë vjedhur laptop-ë e sende me vlerë, duke u futur nga ballkoni, madje edhe gjatë ditës. Mjedisi përreth nuk ka as kamera survejimi, ndaj autori është gjithmonë i ikur ‘në drejtim të paditur’.
Konviktet, si njëfarë reparti ushtarak për femra, edhe nevojat bazike jetësore i kanë të përcaktuara me orar. Studentet që arrijnë të zënë radhën të parat, mund të lahen me ujë të ngrohtë. Të tjerat, si t’u qëllojë. Në ditët kur ka shumë fluks, zakonisht e diela, sanitaret fillojnë numërojnë mbrapsht 10-minutëshin e larjes së çdo studenteje. Duhet liruar radha.
Banjot, të cilat ashtu si dushet janë kolektive, ndodhen në fund të çdo kati të ndërtesës. Ecja drejt tyre është një symbylltazi më vete: përgjatë koridorit mungojnë llampat e ndriçimit.
Portollampat ndodhen aty, por siç duket Drejtoria e konvikteve nuk i ka gjendje 500 lekë të vjetra për të blerë një llampë. Edhe pse studentet paguajnë 45 mijë lekë në muaj për të qëndruar aty.
Lagështira në mure bëhet një tjetër problem, jo vetëm pamor por edhe shëndetësor. Pavarësisht ankesave të shumta të studentëve, Drejtoria nuk reagon dhe e konsideron gjendjen ‘normale’.
Studentët detyrohen ta pranojnë këtë “normalitet”, në pamundësi financiare për të zgjedhur një vend tjetër me kushte më të mira për ta.


Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38