Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Reportazh, foto & video/ Në malin e Çikës, maja nga ku shihet e gjithë bota
nga Alfred Lela
Kureshtja e parë është emri, zanafilla, që, me sa duket, zgjohet njëlloj si për njerëzit ashtu dhe për malet. Nga vjen ky emër? Cili njeri apo ç’ngjarje e pagëzoi këtë vend. Pse quhet ‘i Çikës’ ky mal tekanjoz që sheh përmbi Jon, me epërsinë e një çatie, nga njëra anë dhe përmbi Lumin e Vlorës nga tjetra? Gjoksi i tij shtyn përpara si pykë mbi Llogora, Dukat, Orikum dhe Karaburun, si të ishte duke bërë pikërisht të njëjtën pyetje, me të njëjtin ngulm.
Te restorant ‘Alberti’ takojmë Fonin, një mesoburrë i pjekur mirë nga dielli i Jugut nëpër mijra kilometrat që ka përshkuar këso anëve, mal, det a gadishull. Është guidë lokale, në gjuhën euro, udhërrëfyes në e do në shqipe dhe kallauz nëse të sëmbon për turqishten, që shoqëron vendas a të huaj, të vjetër a të rinj, alpinistë apo snobë. Javën që vjen, për shembull, thotë se do t’u prijë një grupi shkencëtarësh italianë, që do të ngjiten në Çikë për të studiuar florën e malit.
Nga vjen emri Çika? e pyes me të parën. Nuk jam i sigurt, ma kthen, por legjenda thotë se në kohë të turkut vajzat e Bregut u fshehën nga pushtuesi në një shpellë në faqen e malit dhe, kur u rrethuan nga ushtarët e huaj, u hodhën në humnerë për të mos rënë në duar të tyre. Më kujtohet një legjendë e ngjashme, simotra ose ndoshta frymëzuesja e kësaj të Bregut, që jeton dhe jehon ende sot në vargmalin e Krujës. Rrugës nga Kruja për në fshatin Nuojë, aty në një thepirë të ububushme, ngrihet një përkujtimore mbi shkëmbin e lartë ku vashat krutane u hodhën për të mos rënë në duar të turqve. Shkëmbi i Vajës quhet.
Legjenda që ka dëgjuar Foni, ky bregas brez pas brezi, siç e paraqet veten, shpjegon edhe dyndjet në këto vise të popullatave të Shqipërisë së Veriut pas pushtimit turk. Çika nuk mund të jetë tjetër veçse mënyra se si e quajnë ende sot një vajzë në shumë zona gege.
Foni tregon për stërgjyshin e ikur në mërgim, dhe të zhdukur pa lënë gjurmë, si dhe për të huajt që vijnë tani, të prirë prej stërnipit të një burri të humbur në një prej vendeve të tyre, në një minierë, mal, po, pse jo, edhe në një dashuri.
I them se ia kam ndeshur gjurmët dhe emrin para se të njihja. E pata ngjitur malin e Çikës dy javë të shkuara dhe, në një tërthore për në majë u ndeshëm me dy arka ujë në shishe plastike. Afër 2 mijë metra mbi nivelin e detit, ai ujë ishte oguri i një njeriu të mirë që është kujtuar edhe për udhëtarët e tjerë dhe për etjen e tyre. “I ka lënë Foni”, na tregoi Jani, një alpinist i vjetër dhe udhërrfëyesi i asaj dite, duke shtuar se ai i bën këto rrugë shpesh dhe me raste i shoqëruar me mushka, gjë që i mundëson të sjellë në lartësi të vështira barrë të tilla të rënda.
Kam një kureshtje, Foni, i them. Pse nuk përdor ujin e zonës, Dukatin, që buron nga mali i Çikës dhe paketohet në fshatin poshtë Llogorasë? Foni nuk ka një përgjigje për këtë, por më thotë se një inxhinjer kosovar i ka treguar se uji i shisheve plastike, që ai lë poshtë hijeve të pemëve në kthesa rrugësh të dukshme për alpinistët apo udhëtarët e etur, është i dëmshëm për shkak të lëndëve që çliron plastika, sidomos në mot të nxehtë. “Po të kisha mundësi do doja të lija shishe qelqi për alpinistët”, thotë Foni mendueshëm.
Mendoj se edhe firmës që e prodhon Dukatin i shkon ky lloj marketingu, pra që të furnizojë ty çdo javë, me disa arka ujë falas, me shënimin ‘dhuratë për alpinistët që vizitojnë qarkun e Vlorës nga uji Dukat, i them.
Po të bësh një shkrim ti dhe ta lexojnë, ndoshta e bëjnë, përgjigjet ai.
Rasti e do që guida e kësaj radhe për në malin e Çikës të jetë Fation Plaku, një emër që me siguri e keni hasur nëpërmjet një albumi të mrekullueshëm ‘Homeland’. Ai është duke realizuar video dhe foto pikërisht për ‘ujin Dukat’, kështuqë jo vetëm shkrimi im (të cilin po e bëj, Foni), por edhe Fationi, mund ‘ta bindin’ firmën ‘Lufra’, prodhuesja e ‘ujit Dukat’, që ‘ta kthejë’ në malet nga e merr një pjesë të vogël uji; jo si detyrim, por si akt komunitar.
***
Me Fationin dhe Danielin, student në Tiranë, i biri i pronarit të një prej hotel-restoranteve në Llogora, nisemi që pa shkuar ora 7 drejt malit të Çikës. Mëngjesi i këtyre lartësive është i qashtër dhe erëmon aroma që flegrat e hundës i kapin, por mendja nuk mund t’i pagëzojë. E gjitha pështillet në një fugë që ta merr shpirtin me dlirësinë dhe të kapit me mrekullinë. Nëse Borgesi e imagjinonte parajsën si një bibliotekë, mua më vjen ta imagjinoj si këtë mëngjes në Llogora, duke iu ngjitur Çikës.
Fationi është në kërkim të lartësive nga vjen uji që quhet ‘Dukat’, ndërsa unë jam thuajse i paqëllimtë: një i dehur që, kur të ngjisë majën përmes këtij mrekullimi, nuk do të habitej edhe po të takonte Shën Pjetrin te portat e perlta të Parajsës.
Danieli ka një qëllim tjetër: të shohë a janë bërë ende çaji, sherebela dhe rigoni, bimë që rriten të egra dhe të lira në këto faqe malesh dhe u shërbejnë restoranteve të zonës për çajra dhe erëza për gjellët. Rrugës fillojmë e shkëmbejmë slogane për një reklamë të mundshme për ‘ujin Dukat’. Danieli e ka gati të tijën: ‘jeto mirë, jeto shëndetshëm, pi pak Dukat’. Unë improvizoj aty për aty një ‘skenë reklame’ me Fationin. Tok shishen time me të tijën dhe i them ‘gëzuar’. Fationi ma kthen: me ujë nuk bëhet gëzuar. Me ujin Dukat, po, ia pres unë!
Fationi është i zënë edhe me një ‘lëndë’ tjetër të reklamës: ai përsërit në videot që xhiron faktin se ‘uji Dukat’ përmban kalcium (64,2 mg/l i mirë për kockat) dhe magnez (21.4 mg/l që ndihmon zemrën dhe muskujt). Ideale për ata si Fationi dhe alpinistë të tjerë që i kanë ngjitjet në male, jo hobi, por mënyrë jetese.
Pas më shumë se dy orësh, në një terren që është kryesisht me ngjitje dhe disnivel dhe me ngapak tërthore, sa për të të lejuar të ‘pushosh’ dhe të rregullosh frymëmarrjen, i ofrohemi një ‘rrethrrotullimi’ që e ndan më dysh malin e Çikës. Aty mund të marrësh majtas për të dalë në majën e Qorres ose të vazhdosh drejt për të shkuar në majën tjetër, paksa më të lartë, atë të Çikës që edhe i ka dhënë emrin malit.
I ngjitemi së përpjetës për në Qorre, duke shkëmbyer me njëri-tjetrin mendime për zanafillën e emrit, për ta lënë pas këtë sport sapo shfaqen para nesh ‘skelete’ drurësh të lashtë, me gjasë bredha, që, ashtu si të vdekurit kanë mbetur vetëm me eshtrat e tyre. Janë pemë të goditura dhe të rrëzuar nga rrufetë. Meqë jemi në malet Akrokeraune, një vargmal që del edhe në mitet antike, mendja të shkon vrik te Zeusi, kryezoti që nga Olimpi lëshonte rrufe kundër njerëzve, gjysmëzotave, kundërshtarëve të vet perëndi dhe, meqë jemi në mitologji, edhe kundër bredhave krenarë të Çikës (apo sido që të quhej kjo majë atëbotë).
Kur arrijmë, përmes habive me lulet, pemët dhe gurët e hirtë, e kuptojmë që kjo majë mund ta ketë emrin Qorre, por ajo sheh aq larg dhe aq shumë, sa vetëm dy poetët e verbër, Homeri i antikitetit grek dhe Borgesi i modernitetit latino-amerikan, kanë parë. Maja e Qorres është pika ku shihet bota…e Vlorës të paktën.
Ajo është superiore ndaj majës së Çikës në këndet e shikimit, sepse hapet si një sy zogu mbi të gjitha territoret e qarkut. Ja ku duket lumi i Vlorës me fshatrat dhe zonën përreth, tek shkëlqen i argjendtë dhe i zjarrtë nën rrezet e diellit të qershorit si një gjarpër fosforeshent mitologjish. Ja ku janë malet e Labërisë përmbi lumë, nga ku kalon për në Kurvelesh, Nivicë e Tepelenë. Në të majtë është Joni me të gjithë Bregun, me fshatra që shkëlqejnë si margaritarë të një bote të harruar dhe përjetuar në librat e Petro Markos. Sa të ha syri, deri në Korfuz, shtrihen këto vise ilirike dhe helenike, romake, venedikase dhe sërish ilirike. Përballë është Orikumi dhe Vlora me gjirin e saj të ftohtë dhe të lakmuar për të huajt, dhe të ngrohtë e plot kujtime për vendasit. Mund t’i parafytyrosh Pompeun dhe Çezarin duke u ngjitur nga brigjet e Orikumit për në qafë të Llogorasë, për t’u ndeshur aty, me mendimin e secilit se tjetri mund vetëm ta marrë në qafë Romën dhe ai vetë, vetëm ai, është shpëtimtari.
Kjo është historia, mitologjia dhe jeta që ka spërkatur pemët, gurët, majat dhe malet që shtrihen mbi limfën që rrjedh thellësive, që herë është ujë e herë imagjinatë. ‘Uji Dukat’ është vetëm një markë tregtare, që do të donte të ishte edhe histori.
Si arrihet deri aty? Ndoshta duke ia filluar, thjeshtë fare, nga emri.
Video nga Fation Plaku:
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-22-at-21.16.49-1.mp4"][/video]
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-22-at-21.16.49.mp4"][/video]
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-22-at-21.17.26.mp4"][/video]
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38