Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
*Nga Xhuliana Jakimi
Po të mos ishte për familjen, nuk do e merrja mundimin të bëja 4 orë rrugë mes gropave, pluhurit dhe rrezikut në kthesat e frikshme që u kanë marrë jetën dhjetra udhëtarëve.
Nga Kthesa e Kamzës deri në Milot, nëse je shumë e lodhur, edhe e bën një orë gjumë, pastaj nuk mundesh më. Jo se nuk do, por s’të lënë tronditjet.
Shkopeti është pikëndalesa e udhëtarëve. Për shoferët nga Peshkopia, Maqëllara, Shupenza e Bulqiza, një nga lokalet e Shkopetit (ku zakonisht konsumohet pilaf me djathë të bardhë të zonës), është burimi i energjisë. Aty ndodh të shkëmbehemi me të njohurit që ikin në Tiranë ose kthehen në vendlindje.
Më së shumti udhëtoj me furgonë, e ndonëse dua ta shijoj, shpesh rruga kthehet në torturë, sidomos kur ulem në ndenjëset e fundit.
Këtë herë pata 'luksin' të udhëtoja me makinë dhe kushërinjtë, sigurisht, do i plotësonin ‘tekat’ e mia.
“Dua të shijoj natyrën. Ndalemi pranë liqenit. Dua ta shoh nga afër”, u thashë.
Ndaluam. Frynte një erë e lehtë. Përballë kishim liqenin e rrethuar nga malet e larta, te mbulua me pemë, e vende vende të zhveshura.
“Është kaq bukur…kaq bukur saqë më vjen keq që s’kanë investuar për turizëm”, po iu thoja kushërinjve, të cilët nuk reagonin fare. Ata bëjnë çdo javë rrugën Dibër-Tiranë, saqë nuk iu bën më përshtypje asgjë. Për ta rruga është kthyer në makth.
Rrugës, çka bien në sy janë lapidarët e shumtë, kryesisht në kthesa të rrezikshme. Sidomos në dimër, kur ngrin ose kur bie shumë shi, rruga mund të kthehet në çdo moment në ‘xhelatin’ e udhëtarëve.
Pas rreth dy orësh rrugëtim po i afroheshim Burrelit. Vetëm një tabelë e vogël ku shkruhej emri, të bënte të kuptosh se arritëm në qytet.
Një qendër e vogël, e zhurmshme, me disa lokale rreth e rrotull, ku më së shumti qëndrojnë djem ose burra.
Pasi pimë një kafe të shkurtër në Burrel, u nisëm drejt Klosit. Rruga ngjante si e arnuar, e në ca vende e shqepur keq. Makina lëkundej nga gropat. Para nesh pamë një mjet të ndaluar dhe ca burra që po përpiqeshin ta rregullonin.
“Nuk është hera e parë që ndodh. Sa herë që udhëtojmë shohim një makinë anash rrugës të çmontuar”, më tha një nga kushërinjtë. Në fakt, edhe mua më kishte ndodhur gjithmonë t’i shihja.
Megjithatë këtë herë kishin bërë një ndryshim të vogël. Gropat e dikurshme me pellgje ishin mbuluar me ngapak zhavor. Makinat nuk do notonin apo fundoseshin në to. Maksimumi do çahej ndonjë gomë.
Gjithë ajo bukuri pranverore, natyrë, gjelbërim, dukej se po gllabërohej nga ‘bisha’. Por ndryshe nga bisha e përrallave; ajo e Klosit çdo ditë bëhej më e egër, e transformimi i saj nuk po vjen prej vitesh.
Rilindja urbane nuk ka arritur akoma në këto qytete. Në qendër të Klosit nuk ka rrugë të asfaltuara, dhe jo më një vendpushim apo park. S’ke ku të ulesh me pak fjalë.
Por Klosit i shkonte përshtat shprehja, “prit, prit, s’ke parë gjë akoma”.
“Qafa e Buallit” është makthi i çdo udhëtari. Makina duket sikur lëviz në labirint, fiks si “video-game”. Herë majtas, herë djathtas dhe nëse bën lëvizjen e gabuar përfundon në humnerë.
Kur përjetoj të tilla ndjesi (frika e ankthi), kërkoj mes pikëpyetjeve të mia. “Pse ky shtet na bën të urrejmë vendlindjen?!”
Përgjigje nuk ka...
E me të mbaruar “Qafa e Buallit”, vjen Bulqiza. E ndarë në dy kahe. Qyteti i ri dhe i vjetër. E në fakt; s’është se kanë ndonjë ndryshim. Pallate të vjetra, të çrregullta…Ndërsa mbi krye të qytetit qëndrojnë ‘krenare’ galeritë e kromit, të cilat herë pas here flijojnë punonjësit. Ndryshe nga Klosi e Burreli, në Bulqizë është bërë një pedonale.
Ndërsa më tutje, në fusha, bujqërit mbjellin tokat e kullosin bagëtinë. Për ta, bujqësia e blektoria janë i vetmi burim ekonomik. Ndërsa shpresojnë që ‘të naltët’ të hedhin një sy drejt tyre.
E ndërsa rruga vazhdon, në të majtën time shihja pjesë-pjesë Rrugën e shumëpritur të Arbërit. Shpresën e këtij vendi….
Shpresën se do reduktohen orët e udhëtimit, shpresën se ajo rrugë do të sjellë vizitorë; dhe ndoshta një ditë do kthehem dhe unë të investoj për vendin tim…
Atë ditë do i përgjigjem gjithkujt që më pyet se përse s’e shihja të ardhmen në vendlindjen time.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38