Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Çfarë ka menduar Eduard Selami, të enjten, tek makina e tij dhe e grupit që e shoqëronte rrëshqiste nëpër Rrugën e Kombit, me kthesa por pa të përpjeta, ‘vepër’ e rivalit të tij për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha?
Ai mund të ketë menduar të përpjetën e garës kundër një rivali më të ri se ai. Por, edhe sa e ndryshme dhe e çuditshme ishte, kjo fushatë e kësaj here, nga hera e tij e parë dhe vitet e para kur ai, me kolegët e Partisë Demokratike, bridhnin poshtë e lart Shqipërisë për të përhapur konceptet e reja të pluralizmit, të fjalës së lirë, lirisë së individit, sipërmarrjes private, e me radhë.
Rrugët nuk ishin këto të sotmet, gjithashtu. Ja, ky shirit vezullues që po e çon drejt Kukësit, është kaq larg rrugës së vjetër që pështillej përreth vetes si rreth i ferrit, nëpër male që sot ngjajnë si kujtime nga e panjohura. Por, këtë rrugë, e cila sot e ndihmon ta çojë shpejt e lehtë në destinacion, i duket sikur e ka kundër: është punë e dy njerëzve që quhen Sali Berisha e Lulzim Basha. I pari, me një zemërim mitologjik dhe makinacione makiavelike, e shkarkoi nga detyra e kreut të Partisë Demokratike në mesin e dekadës së parë të pluralizmit, që ngjan e largët si kohë, por ende shkarkon si plagë. I dyti, që mund të quhet 'ministri i rrugës', është përballë tij për ta penguar që të bëhet edhe njëherë tjetër kryetar i partisë së parë antikomuniste të pluralizmit shqiptar.
Por, rrugët e Zotit janë të pafundme, thonë.
***
Suela Musta, që asiston Eduard Selamin në fushatë, më thotë se po kthehen nga Hasi. Janë rrugës dhe mbërrijnë në Kukës për 10 minuta. Takimi i kandidatit me demokratët e Kukësit është caktuar në orën 11.30 në Pallatin e Kulturës. Kandidati tjetër, Lulzim Basha, e ka patur në orën 10 prezantimin e platformës së tij para thuajse të njëjtës audiencë.
Dërgata nga Tirana mbërrin dhe Selami ngjit shkallët duke shtrënguar ndoshta të njëjtat duar që janë mbledhur të djersitura edhe në pëllëmbën e Bashës. Ai ndalet për pak në holl, takon demokratë të tjerë dhe i fton t'i drejtohen sallës. Një drejtues i degës lokale hipën në plate dhe u bën thirrje njerëzve të mblidhen dhe fton Selamin në skenë.
Ai ka veshur pantallona të zeza 'kostumi' dhe një këmishë të bardhë. Nuk i ka mëngët e përveshura, siç bëjnë kandidatë amerikanë nëpër zgjedhje, dhe sisc kanë filluar të imitojnë edhe politikanët shqiptarë. Mëngët ia stolisin mansheta në ngjyrë argjendi. Selami rrezaton qetësi. Sikur nuk po vinite nga një takim në Has, por nga një dhomë e kondiconuar.
E nis me përshëndetjen e zakonshme dhe menjëherë pas kësaj ‘amerikanizohet’ duke e hapur me një batutë fjalimin. Revokon faktin se Kukësi ka një ndeshje për të luajtur në Ligën e Kampioneve, dhe u thotë të pranishmëve të mos merakosen për fatin e ndeshjes. “Selami dhe Kukësi kanë një të përbashkët; fitojnë gara të pabarabarta'.
Sallën e përshkon vrundulli i një të qeshure dhe një duartrokitje.
Selami nuk ua vonon kritikave për kundërshtarin në garë, Lulzim Bashën, i cili tani duhet të jetë në Has, ndoshta për 'të ftohur' ato zemra që mund të ketë 'ngrohur' më parë kandidati rival. Për të hequr prej aty farën e dyshimit të mbjellë prej Selamit, outsider-i në këtë garë, dhe për të mbjellë fidanin e një beteje që duhet të vazhdojë.
(Ky është paradoksi i parë i garës: kandidati më i ri i ri flet për 'vazhdimësinë', dhe më i vjetri për 'fillim të ri'.)
Eduard Selami, kur flet për të riun që ka përballë në sfidë, thotë është tërhequr njëherë nga gara në vitin 2013 në favor të Bashës. Ai ka patur mbështetjen e tij, shton. Po ku filluan mosmarrëveshjet? Ai kujton ‘tronditjen’ e parë një ‘let doën’ për emrat që do të përbënin Këshillin Bashkiak të Tiranës. Pasi hartuan dhe dakordësuan së bashku një listë me 'më të mirët', në finale Basha paarqiti një listë tjetër. Selami nuk e thotë, por më shkon mendja te personazh të kësaj 'liste të Bashës’ në Këshillin Bashkiak që tashmë i kanë dalë kundër.
E tillë është rruga e politikës.
Personale bëhet në Shqipëri, sipas Selamit, e mbushur me anashkalime strukturash, statuti dhe programi. Salla është e vëmendshme dhe i ndjek kritikat, edhe pse mund të mos i pëlqejë. Po pse je në atë garë? ngrihet një pyetje mbi vapën dhe kokat, si të kërkonte shpagim për këtë orë zhegu të kaluar në një sallë të mbyllur e të pa kondicionuar. Sepse, alternativa tejtër është të vazhdojmë përplasjen dhe dhe të kënaqim kundërshtarët, ia kthen Eduard Selami. Ai rikujton qëndrimin e tij ndaj grupit anti-Basha, të cilit ja pranon kritikat, por i refuzon rrugën e zgjedhur.
Vjen koha e pyetjeve. Në sallë ngrihen duar dhe Selami u kërkon të prezantohen para se të bëjnë pyetjen. Në një dosje të zezë që mban në foltore shënon, me sa duket, emrat dhe thelbin e pyetjes që i drejtohet. Pastaj përgjigjet duke mos harruar ta ripërsërisë emrin e pyetësit. Një teknikë që kërkon të themelojë intimitet mes pyetësit dhe të pyeturit, dhe që tregon për njohje të komunikimit.
Ata që pyesin dinë të jenë kritikë më të drejtpërdrejtë se ata që u duhet të përgjigjen. Çfarë kryetarësh do të jeni ju? vjen bubulima e një mesoburri, që doni të drejtoni një parti që ka humbur strukturat? Kryetarët pyesin deputetët se si shkojnë punët në bazë dhe ata i mbysin me llafe, vazhdon i pakënaquri. Selami flet për kthimin e fuqisë së vendimmarrjes pikërisht te strukturat, që ‘një antrar një votë’ të mos jetë një koncept, por një realitet. Kjo skemë, thotë ai, do ta ndihmojë ta sjellë PD në pushtet para vitit 2021 kur janë zgjedhjet parlamentare të radhës. Unë do të jap dorëheqjen nëse PD nuk del parti e parë, siguron kandidati demokrat.
Një tjetër dorë ngrihet dhe i jep zë një shqetësimi për drejtorët që kanë punuar me ndershmëri dhe nuk kanë as makinë, dhe 'disa të tjerë' që kanë makina 70 mijë euroshe. Në vend të fustanit të grave do t'i presim Gramoz Ruçit dimije si të zonës së Kukësit, nëse ai zgjidhet në krye të Kuvendit, shpërthen një ish-i përndjekur politik. ‘A do e mbështesni Bashën, një djalë i ri dhe i aftë, i shkolluar jashtë, nëse ai fiton’, pyet një burrë i vjetër në fillim të radhëve. “Kur dëgjoj Imamin që në '97 ishte me tre gishta në Vlorë, ndërsa tani thotë se PD e ka humbur simbolin e dy gishtave, se si më vjen’, revoltohet një tjetër.
Selamit i vibron telefoni që ka me vete në folore, me sa duket është ‘alarmi’ i orës për t'i lënë të kuptojë se takimi nuk mund të zgjasë pafund, dhe se u duhet të nisen për në takimin tjetër në Tropojë. U kërkon ndjesë të pranishmëve dhe u kërkon 'ta kuptojnë', pasi është edhe një takim tjetër në orën 14.30 në Bajram Curr, dhe më pas kthimi në Tiranë ku i pret një tjetër ballafaqim me demokratët e atjeshëm.
Kuptimi, në fakt, është fjala kyç e këtij takimi. Jo vetëm i kandidatit Eduard Selami. Cilat janë pikat e tij të forta dhe të dobëta; cila është platforma e tij; vizioni; ku do ta drejtojë ai Partinë Demokratike? Por, më shumë se kaq, kuptimi i demokratëve të bazës. Çfarë thonë dhe çfarë kërkojnë ata? Pse?
Pse që, ndoshta të ngjashme, ndoshta jo, na presin edhe në Tropojë.
***
Vonesa, e stërholluar aq shumë në rropullitë sociale të shqiptarit, është shndërruar nga ves në virtyt. I virtytshëm nuk ndihem, megjithatë, kur mbërrij me vonëse në takimin përgjysmë të filluar të Tropojës. Më kujtohet sakaq një fragment nga filmi 'Gladiatori', kur Commodus, i biri i perandorit, Mark Aurelit, mbërrin në sheshin e përgjakshëm të betejës së mbaruar mes legjioneve romake dhe fiseve barbare gjermanike dhe pyet: ‘A e humba, baba? E humba betejën?' Jo, ia kthen Aureli i urtë, humbe luftën.
Luftë nuk ka qenë kjo e sotmja, gjithsesi, edhe pse Tropoja gjithnjë premton ‘a good fight’. I cili ndihet në ajrin e sallës, në tensionin që rri mbi supet e saj imagjinare, si stresi mbi shpatullat e qytetërimit modern. Ka diçka parake në këtë tension.
E di çfarë është.
Hija e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit këtu është e plotfuqishme dhe vibrante. Ata janë 'dervishluzhat' politikë, dhe kush guxon t’i afrohet kësaj emblematike që ngërthejnë këta dy tropojanë për Partinë Demokratike, duhet në fillim të tregojë 'hajmalinë' e tyre. Të cilën ia shohin Bashës në dy forma. Ai ka futur në listën e deputetëve të bijën e Azemit, Rudinën, dhe është zgjedhur, qoftë edhe me anë të heshtjes, si trashëgimtari i Sali Berishës nga ai vetë.
Kjo nuk është një logjikë politike, por është e vetmja që vlen këtu. Pyetjet për të dy kandidatët ndërtohen rreth kësaj vetëdijeje. Selamit nuk ia kanë falur ende 'tradhtinë' ndaj 'Doktorrit' në vitin 1996, edhe pse ai sqaron, thuajse me përunjësi, se 'koka e prerë' ka qenë e atij dhe jo e Berishës, apo se nuk ka ikur, por e kanë përzënë.
Bashës i bëjnë pyetjet që zakonisht do ia bënin heroit. Në to përzihet 'nostalgjia' për betejat ku ai ka qenë, apo përkujdesja për luftën e ardhshme, në të cilën ata, si përherë do të jenë ushtarët e tij.
***
Me Selamin flas në telefon pas përfundimit të takimit. Është nisur drejt Tiranës dhe më pyet 'si mu duk e gjitha?'. I them atë që mendoj: Sot në Kukës dhe Tropojë pashë tensionin e një gare dhe vërtetësinë e një kandidati.
E mendoj sërish atë burrë që po kthehet në Tiranë nëpërmjet të njëjtit shirit vezullues, nën diellin e fortë të pasdites së korrikut, dhe më kujtohet rrugëtimi i tij në Partinë Demokratike. Lavida, ulje-ngritjet, mërgata dhe rikthimi.
Në atë heshtjen e tij askush nuk e sheh si hero. Por, në mënyrën e vet ai është 'heroi i normalitetit'.
Të tillë e bën këtë garë me praninë e tij. Ç'ndodh jashtë kësaj gare, në salla të tjera pallatesh kulture, ai i bën të duken ngapak si 'koncerte të anormalitetit'.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38