Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Teksti dhe fotot: Jona Kazani
Vera dhe i nxehti të tundojnë shumë për të kaluar ca ditë pushime në plazh, sidomos kur të merr rryma e rutinës së përditshme. Puna dhe angazhimet e tjera nuk të premtojnë ‘ca ditë’, por një ditë edhe mund t’ia vjedhësh javës së ngarkuar. Kepi i Rodonit, gadishull, det i kaltër, mal, histori, kulturë, të gjitha në një, dhe për më tepër vetëm 1 orë e gjysmë larg nga Tirana.
Gadishulli shtrihet si një rrip toke midis gjirit të Rodonit dhe atij të Lalzit, dhe është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit.
Pasi arrin në Durrës, rruga për te Kepi është pak e ngushtë, me shkurre të mëdha përreth dhe shumë kthesa. Teksa udhëton, nga xhamat e makinës mund të dallosh fare qartë relievin që zbret në formë të lugët deri te deti.
Ndonëse Durrësi nuk mbahet për plazhe të kristalta, plazhi te Kepi i Rodonit thuajse është fare i shkëputur nga ajo që jemi mësuar të shohin në qytetin bregdetar. Teksa vështron ngjyrën e detit, të duket sikur ndodhesh në plazhet e Malit të Zi, me një ngjyrë të kaltër në të gjelbër të thellë dhe njolla të çregullta kafe të algave të alternuara me shkëmbinjtë.
Kur mbërrin te Kepi i Rodonit në fillim të jepet mundësia të eksplorosh dhe vizitosh pak kulturë. Në ndalesën e parë mund shohësh kishën, muret e së cilës vijnë në formë të lakuar, të ndërtuara me gurë. Çatitë e kishës janë në formë piramidale të çrregullt dhe përballë pamjes së detit duket sikur janë kombinuar me çadrat e plazhit. Vizitorët janë të shumtë, por përveç pjesës së fotove, nuk duket se janë aq të interesuar të mësojnë më shumë rreth kishës.
Pjesa më e bukur e këtij vendi mbetet ecja në këmbë përgjatë Kepit të Rodonit, në fund të së cilit ndodhet edhe “Kalaja e Rodonit”, ose siç njihet “Kalaja e Skënderbeut”. Teksa ecën në rrugën e ngushtë dhe me pluhur, mund të të kapë paniku se mos ndoshta aty mes shkurreve të dendura në të dyja anët e udhës ndodhet ndonjë gjarpër. Frika më e madhe është fakti se, edhe po të doli ndonjë gjarpër nuk ke nga t’ia mbash pasi, rruga është aq e ngushtë saqë dy persona nuk ecin dot krah njëri-tjetrit, dhe i gjithë territori përtej është i tejmbushur me bimësi të dendur.
Pasi ecën për të paktën 15 minuta në këmbë, arrin në një pikë ku vendi është i sheshuar dhe shumë i gjerë, thuajse sa një fushë nga ku mund të shikosh detin nga lart. Pamja ëshë rifreskim për sytë, deti duket blu, i kaltër, i gjelbër dhe, vende vende, edhe me nuanca të zbehta të këtyre ngjyrave. Nga aty lart, duket sikur toka është ndarë me thikë dhe poshtë mund të shohësh dallgët teksa përqafojnë lehtësisht bregun, ndërkohë që ngjyra e larmishme e detit nuk të lë të kuptosh ku ndodhet vija e horizontit që e ndan atë me qiellin. Edhe pse mund t’i kesh fobi lartësitë, në këtë rast të gjithë do rrezikonin të shkrepnin ndonjë foto të luleve të verdha mbi shkurret përgjatë uljes së relievit drejt bregut.
Nuk është ky fundi i bukurisë. Rruga për te Kalaja vazhdon të jetë po njësoj e ngushtë, por këtë herë edhe më e vështirë pasi është aq e pjerrët, saqë rrezikon të biesh me kokë nëse nuk tregon kujdes të ecësh ngadalë dhe të mbash ekuilibrin. Pas rreth 7 minuta ecje në pjerrësi, vjen një pjesë shumë e thepisur ku turistët, për të lehtësuar ecjen, kanë 'gdhendur' dheun duke ndërtuar disa “shkallë”. Pasi zbret “shkallët e dheut”, rruga zgjerohet dhe mbi të bëjnë hije disa kulpra të gjata të cilat janë gjarpëruar me njëra-tjetrën duke formuar një kupolë bimësie. Teksa zgjat kokën mes shkurreve, mund të dallosh fare qartë edhe kalanë mbi të cilën valvitet flamuri kuqezi.
Ngjitja në majë të kalasë është thjesht e papërshkrueshme; rrotullohesh 360 gradë dhe panorama të verbon me gjithë atë bukuri. Teksa shikon nga lart gjithë pamjen të duket sikur je ti që e zotëron territorin, ndoshta edhe për faktin se Kalaja mbart një pjesë të historisë së Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. Në atë lartësi nuk ndihet as i nxehti, pasi fryn një erë e lehtë që i bën flokët të valviten me të njëjtin ritëm me flamurin e vendosur mbi kala. Kalaja është ndërtuar në Mesjetë dhe ka një planimetri trekëndore, tipike për t’u mbrojtur nga armiku. Edhe pse ajo është shembur në një masë të konsiderueshme, prapë se prapë arkitektura e mureve mbrojtëse të saj është e identifikueshme.
Kepi i Rodonit, përveç këtyre elementëve kulturorë e historikë, të ofron edhe shumë argëtim. Plazhi është i parezistueshëm dhe vetëm ngjyra e tij është shumë tunduese për të bërë zhytjen e parë të verës. Nuk ka shumë çadra dhe as restorante apo dyqane. Në fakt, aty pranë ndodhet vetëm një lokal i vogël e karrige, tavolina dhe mure të vjetra e të pariparuara, ndryshe nga plazhi në qytetin e Durrësit ku pallatet janë vetëm 5 metra larg çadrave të plazhit. “Buka me vete” të shijon shumë pas gjithë asaj rruge të gjatë që vajtje-ardhje nga plazhi te kalaja është afro 1 ore e gjysmë apo diçka më shumë. Është bukur teksa ushqehesh dhe këmbët nuk i ke mbi taka apo brenda atleteve të ngushta, por ndër rërën e butë që të kalon nëpër gishta. Era që fryn, zhurma e dallgëve dhe aroma e detit zbukurojnë pasditen, teksa dielli perëndon për të lindur në anën tjetër të Tokës.
Zhytjet e pasditës, të lënë në trup kripën e detit e cila shëndrin nga rrezet e pjerrëta të perëndimit. Në fund kupton se edhe pse ke ecur për orë të tëra në këmbë në pikun e vapës, edhe pse ke vrapuar pas miqve ndërkohë që ke mbetur mbrapa për të këputur ndonjë lule, edhe pse notura me vrik në det, lodhja fizike përballë çlodhjes mendore është e papërfillshme.
Si një ditë në Kepin e Rodinit.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38