Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
‘Reporterët pa kufij’ na renditën me -7 vende, Rama sulmon sërish mediat: Shumë shpejt sjellim ligjin kundër shpifjes
Në ditën kur Shqipëria zbriti me shtatë vende në indeksin botëror të lirisë së medias, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish gazetarët nga foltorja e Kuvendit.
Ndërsa në raport theksohet se “politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët ‘kazan’ dhe prodhues lajmesh të rreme”, apo se “gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit”, Rama iu rikthye edhe një herë premtimit se do të sjellë shumë shpejt ligjin kundër shpifjes.
“Do sjellim shumë shpejt ligjin kundër shpifjes, nuk mundet dot të vazhdojmë të jemi mish për top, i kujtdo që i teket të sajojë ta na futet në shtëpia, ne emër të lirisë. Do vijmë shumë shpejt, e kemi premtuar, kemi punuar me një draft nga OSBE që të shtrëngohet qartë me ligj rrethi i atyre që kanë kthyer botën mediatike në llum dhe që e bëjnë të pamundur për njerëzit kush informon dhe kush sajon, kush shërben dhe kush i thith gjakun individëve dhe njerwzve, jemi gati të bëjmë bashkëpunimet e duhura, të diskutojmë edhe me ata që janë të dhënë pas kapsollave në komisionet e reformës zgjedhore kanë vendin e tyre si vëzhgues me status special, kemi një parti demokratike parlamentare dhe një parti demokratike rrugore”, u shpreh Rama.