Flash News

KRYESORE

Reporterja shqiptare në Brukel: Bashkimi Europian inekzistent për problemet e drogës në Shqipërisë

Reporterja shqiptare në Brukel: Bashkimi Europian inekzistent për

Gazetarja shqiptare e atashuar në Bruksel, Erisa Zykaj, shprehet se institucionet e Bashkimit Europian janë mjaft inekzistente ndaj problemeve në Shqipëri.

Ne emisionin "Tempora", Zykaj, duke kujtuar se vendi ynë është shndërruar në një furnizues kryesor të Europës më drogë, sqaron se Bashkimi Europian ka mbyllur sytë përballë realitetit.

“Theksi kryesor në këtë moment në Bruksel janë zgjedhjet evropiane. Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, nuk ka pasur asnjëherë përgjigje të prera për Shqipërinë. Çështja e drogës është dashur një vit që të vijë në veshin e Komisionit Evropian. Vetëm pas një vit e gjysmë patëm një përgjigje. Çështja e drogës nuk ka qenë e ekzagjeruar pasi Shqipëria është bërë prodhuesi kryesor i kanabisit në Evropë dhe rrugëkalimi me heroinën. Kanë një mbyllje sysh përballë këtij realiteti. 

Është dashur shumë kohë që vetë Komisioni Evropian të sensibilizohej. E njëjta gjë ndodh edhe me çështje të tjera. Le ta kuptojmë qartë se nëse Brukseli thotë se Shqipëria ka dështuar në plotësimin e 5 kushteve për në BE, kjo do të thotë se është dështim edhe i Brukselit”, përfundoi ajo.

Të dielen, gazeta prestigjoze angelze, ‘The Indipendent’, e cilësoi Shqipërinë si Kolumbinë e Europës. Në artikull, shkruhej po ashtu se anëtarësimi në BE, do të sillte humbjen e shumë parava për mafian, e cila sipas tyre ishte e lidhur ngushtësisht me politikën.

Të fundit