Flash News

KRYESORE

“Republika e Maqedonisë së Re”, zëdhënësi i qeverisë greke mohon arritjen një marrëveshje

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos ka mohuar se është arritur një marrëveshje me Maqedoninë për çështjen e emrit. Duke iu referuar disa lajmeve të publikuara në mediat shqiptare se emri i ri do të jetë “Republika e Maqedonisë së Re”, Tzanakopoulos u shpreh se: “Refuzoj të merrem me spekulime mbi bisedimet për emrin. Një dritare është hapur. Jemi të interesuar të vijojmë me procesin e negociatave për të arritur në një zgjidhje në muajt e ardhshëm.”

Gjatë konferencës, zëdhënësi i qeverisë u përpoq të qetësonte edhe partinë në koalicion, “Grekët e Pavarur”, të cilët kanë deklaruar se nuk do të mbështesin asnjë propozim që përfshin emrin “Maqedonia”.

Të fundit