Flash News

KRYESORE

“Republika Qendrore e Ballkanit”, emri i ri që del nga Athina për Maqedoninë

“Republika Qendrore e Ballkanit”, emri i ri që del nga Athina

“Republika Qendrore e Ballkanit”, ky është termi që propozohet nga partia “Grekët e Pavarur” si zgjidhje e mundshme për krizën e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë. Partia radikale e djathtë, që është pjesë e qeverisë së kryeministrit Aleksis Tsipras, bëri propozimin pak javë përpara se të rinisin negociatat mes liderëve të vendeve fqinje.

“Grekët e pavarur” janë shprehur më herët se nuk do të pranonin asnjë propozim për emrin e fqinjit verior nëse pjesë përbërëse do të ishte “Maqedonia”. Ata e konsiderojnë këtë term që i përket vetëm historisë dhe kulturës greke.

Duke qenë se ky propozim nuk vjen në rrugë zyrtare dhe partia greke ka një numër të vogël deputetësh, Athina dhe Shkupi po qëndrojnë në heshtje pa i dhënë rëndësi.

Të fundit