Flash News

KRYESORE

Reshje masive bore/ Bllokohet rruga e Komanit, banorët të izoluar

Reshjet e borës që kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve, ku qarkullimi është bërë thuajse i pamundur në shumë zona të vendit.

Një nga rrugët e bllokuara është dhe ajo e Komanit, që është bërë e pakalueshme . Bllokimi i kësaj rruge ka bërë që punonjësit e hidrocentralit  ta kenë të pamundur të kthehen në Shkodër.

Sipas banorëve të zonës përreth, borëpastruesja është parë për herë të fundit në orët e para të mëngjesit dhe nuk ka as sinjal për funksionimin e telefonave.

Ndërkohë, banorët prej ditësh janë duke jetuar në temperatura nën zero, të izoluar nga kushtet e vështira të motit dhe me pompat e ujit të dëmtuara.

Të fundit