Flash News

KRYESORE

Reshje shiu dhe bore, java nis me mot të paqëndrueshëm

Dita e hënë ka nisur me reshje shiu në pothuajse gjithë vendin. Në zonat malore do të ketë edhe borë.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 15ºC.

Era do të fryjë në drejtim juglindor me forcë valëzimi 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 09ºC.

Tabelat

 

Të fundit