Flash News

KRYESORE

Reshje shiu edhe në fundjavë, në zonat malore pritet borë

Reshje shiu edhe në fundjavë, në zonat malore pritet borë

Reshjet e shiut kanë shoqëruar pothuajse gjithë vendin ditën e sotme. Meteoalb njofton se reshjet do të zgjasin deri të hëhën e më pas do të ketë kthjellime. Sa u përket temperaturave do të ketë një ulje të ndjeshme me disa gradë.

Meteoalb raporton se të dielën në zonat malore do të ketë borë.

“Reshjet pritet të jenë mesatare ku më të fokusuara do të jenë zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore. Reshjet e dëborës do të jenë të përqendruara në zonat e thella malore veriore dhe lindore.

Moti do të kthjellohet pas të hënës. Pavarësisht diellit ditët do të jenë të ftohta me temperatura që do të zbresin nën zero.

Pritet që një rënie e ndjeshme e vlerave termike ditën e martë duke bërë që në zonat malore të shënohet -3,-4 gradë vlera minimale, ndërsa ato maksimale të zbresin 13-14 gradë në zonat jug-perëndimore.

E mërkura e Krishtlindjes po ashtu do të jetë e ftohtë por pas kësaj dite deri më datën 31 meteorologët parashikojnë ditë më të ngrohta”, tha meteorologu Hakil Osmani.

Të fundit