Flash News

KRYESORE

Reshje të dendura bore e ngrica, nisin problemet në gjithë Shqipërinë

Reshje të dendura bore e ngrica, nisin problemet në gjithë

Kanë nisur problemet e para në qarkullim në gjithë Shqipërinë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave të shumta.

Automjetet lëvizin me vështirësi dhe disa akse, përfshirë dhe Tiranën, ku janë devijuar rrugët.  Në Dibër janë bllokuar disa fshatra nga bora, por dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave. 

Bora përfshiu edhe juglindjen. Në rrugët Qafë Thanë-Pogradec dhe Korçë-Dardhë, dëbora shkoi mbi 15 cm. Por, për momentin nuk janë akse të bllokuara. Edhe fshati Qarrishtë në Librazhd raportohet të jetë i bllokuar nga dëbora.

Të fundit