Flash News

KRYESORE

Reshje të dendura dëbore, ARRSH njofton shoferët: Ku duhet të përdorni zinxhirë

Reshje të dendura dëbore, ARRSH njofton shoferët: Ku duhet

Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa zona të Shqipërisë, e si pasojë është vështirësuar qarkullimi.

ARRSH njofton të gjithë drejtuesit të kenë kujdes në akset Boboshticë-Dardhë-Qafë Qarri-Ersekë si dhe Voskop-Voskopojë, ku qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhir.

"Në juglindje reshjet e dëborës vazhdojnë ende me intesitet te larte prej ores 12:00. Po punohet per mirëmbajtjen dimërore.Kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë – Dardhë, Korçë – Qafë Qarri – Ersekë nga km 14 -25. Voskop-Voskopoje pjesërisht me zinxhir. Në akset e tjera kalimi pa zinxhir", njofton ARRSH.

Po ashtu edhe në Bulqizë reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin.

 

Të fundit