Flash News

KRYESORE

Reshje të dendura dhe dallgë, pezullohen lëvizjet e trageteve në Sarandë dhe Durrës

Reshje të dendura dhe dallgë, pezullohen lëvizjet e trageteve

Për shkak të motit të keq janë pezulluar  të gjitha udhëtimet e linjës së trageteve Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas. Valëzimi i dallgëve në det që shkon në 5-6 ballë juglindje.

Edhe në Durrës që në orët e para të mëngjesit ka nisur shi i shoqëruar me erë të fortë duke shkaktuar probleme në të gjithë qytetin dhe në port.

Në portin e Durrësit është pezulluar aktiviteti në sektorin e ngarkim-shkarkimit. Kapiteni i përgjithshëm kapitanerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulet e të mesëm, si dhe pezullimin deri në një urdhër të dyte të të gjithë sektorit të peshkimit në vend. Tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës -Ankona priten të mbërrijnë nga gjashtë shtatë orë vonesë.

Të fundit