Flash News

KRYESORE

Reshjet e borës, Mirdita me rrugët e bllokuara dhe pa energji elektrike

Reshjet e borës, Mirdita me rrugët e bllokuara dhe pa energji

Në qarkun e Lezhës, Mirdita është një ndër zonat më të prekura nga reshjet e dëborës, ku trashësia arrin deri në 60 centimetra.

Fshatrat e njësive administrative Orosh, Fan, Kaçinar, Kthellë dhe Selitë janë tërësisht të bllokuar.

Moti i keq ka rrëzuar disa pisha në zonën e Perlatit, ndërsa probleme ka patur edhe me furnizimin me energji elektrike si pasojë e defekteve të shkaktuara.

"Bora problem, drita nuk kemi. Rrugët janë bllokuar të gjitha", shprehen banorët.

 

Të fundit