Flash News

KRYESORE

Reshjet e borës në vend, automjetet lëvizin me zinxhirë

Qarku i Korçës është zgjuar sot i mbuluar nga dëbora.

Reshjet e borës kanë përfshirë qytetin e Korçës, ndërsa borëpastrueset po pastrojnë rrugët për të lehtësuar qarkullimin

Nga reshjet e borës në Korçë, deri tani nuk ka probleme në qarkullim e automjeteve. Ndërsa në Qafë Plloçë policia nuk lejon qarkullimin e automjeteve pa zinxhirë.

 Ndërsa në Librazhd, Gramsh dhe Elbasan trashësia e dëborës arrin nga 10 deri në 30 cm, por nuk ka pasur problem ne qarkullimin e automjeteve.

Trashësia e lartë e dëborës ka bllokuar disa rrugë, siç janë ato që të çojnë në Kalanë e Dodës, në Selishtë, Lurë, etj duke izoluar fshatrat. Ndërkohë, rruga nacionale nuk ka paraqitur ende asnjë problem, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet janë ndalur.

Situatë më problematike raportohet në aksin Lunik- Stëblevë në Bashkine Librazhd. Aksi kombëtar Përrenjas- Qafë Thanë është i kalueshëm . Gjatë natës trashësia e dëborës arriti 20 cm. U punua për hapjen e rrugës, është hedhur kripë dhe skorje për të evituar rrezikun nga ngricat.

Të fundit