Flash News

KRYESORE

Reshjet e borës në vend, vështirësi qarkullimi në Korçë, Llogara dhe Dibër

Reshjet e borës në vend,  vështirësi qarkullimi në

Rikthimi i reshjeve të borës në vend ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve në Korçë dhe Llogara.

 Raportohet se kalimi në qafën e Llogarasë bëhet vetëm me zinxhirë, madje në disa zona edhe kalimi me zinxhirë është i vështirë.

 Trashësia e borës shkon  deri në 50 centimetra, ndërsa disa mjete borëpastruese ndodhen në këto zona dhe po punojnë për pastrimin e tyre. Bashkë me to disa efektivë të policisë rrugore ndodhen në terren të cilët nuk lejojnë kalimin e automjeteve pa zinxhirë.

E njëjtë paraqitet situata dhe në qarkun e Korçës dhe të Dibrës ku trashësia e Borës arrin nga 10 deri në 30 centimetra. Zonat më problematike janë ato të Dardhës, Voskopojës dhe Qafë-Thanë.

 

Të fundit