Flash News

KRYESORE

Reshjet e borës, pezullohet mësimi në Pukë dhe Gjirokastër

Reshjet e borës, pezullohet mësimi në Pukë dhe

Reshjet e dendura të borës të rëna gjatë natës kanë krijuar një situatë problematike në disa zona të vendit.

Trashësia e borës ka bërë që akset, kryesisht ato rurale, të kalohen me vështirësi. Në këto rrethana, drejtoritë rajonale arsimore në Gjirokastër, Pukë dhe Fushë –Arrëz kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në disa fshatra të thella.

Po ashtu, në disa akse rrugore qarkullimi kryhet me vështirësi, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin të pajisur me zinxhirë.

Të fundit