Flash News

KRYESORE

Reshjet e dëborës, ARRSH njofton për akset rrugore ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Reshjet e dëborës, ARRSH njofton për akset rrugore ku

Reshjet e dëborës në disa zona të vendit ka shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se cilat nga akset rrugore paraqiten më problematike.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër:

Në Qarkun e Korçës, rreth orës 4 të mëngjesit kanë filluar reshje bore me intensitet. Trashësia e borës shkon 5-15 cm. Po punohet pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Vetëm në pjesën fundore të rrugës Erind-Çajup, rreth 5 km, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Qarkun e Korçës qarkullohet me zinxhir në:

K/Boboshticë-Dardhë

Voskop-Voskopojë

Qafë Qarri-Ersekë, zona e Qafës së Qarrit

Në Rajonin Qendror Tiranë:

Ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Në lartësi ka pasur reshje bore, si në Sarisalltik, Qafë Priskë, Gjinar, Steblevë.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të rrugës Krujë-Sarisalltik.

Në Rajonin Verior Shkodër:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë rajonin dhe në lartësi ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në rrugët:

Qafë Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km.

Kryqëzim Domaj-Draj Reç

Trebisht-Doganë

Të fundit