Flash News

KRYESORE

Reshjet e dëborës në Dibër, 115 familje janë të bllokuara

Reshjet e dëborës në Dibër, 115 familje janë të

Në zonat e thella të Dibrës janë shfaqur probleme nga prania e akullit dhe ngricës në rrugë. Në disa fshatra, mjetet e kanë të pamundur qarkullimin për shkak të ngricave, ndërsa në disa të tjera trashësia e borës arrin në 40 cm.

Rruga nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme. Disa zona rurale si në Bulqizë dhe Dibër janë të izoluara nga dëbora.

Sipas nën prefektit të Bulqizës, 115 familje në Tërnovën e Madhe dhe në Tërnovën e Vogël janë të bllokuara.

Të fundit