Flash News

KRYESORE

Reshjet e dendura të borës, deputeti: Gjirokastra drejt paralizimit

Për shkak te reshjeve të dendura të borës, në Gjirokastër është shpallur gjendja e emergjencës. Deputeti demokrat Tritan Shehu, në një reagim në Facebook shprehet se ky qark është drejt paralizimit të plotë, ndërsa strukturat shtetërore përgjegjëse janë inekzistente!

Reagimi i Shehut:

Qarku i Gjirokastres drejt i bllokimit e paralizimit te plote.

Strukturat shteterore pergjegjese jane inekzistente!

Shtabi i emergjences as qe degjohet apo ndjehet!

Policia nuk ben asnje komunikim, njoftim apo paralajmerim per qytetaret e udhetaret.

Rruga nacinale nga Memaliaj ne Qafe Muzine pothuajse e pa komunikueshme, me nje nivel te bores prej reth 35 cm.

Po keshtu dhe drejtimi per Permet.

Per komedi vetem nje mjet i vogel pastrues duket diku, ndersa situata kerkon reagime e masa energjike.

30 grupe te tera fshatrash si Zagorise, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frasherit etj, jane te bllokuara dhe askush nuk interesohet.

As edhe nje mase apo keshille per blegtorine e ketij Qarku, e cila po kalon momente shume te veshtira.

Dhe bora po vazhdon te bjere, ndersa mungojne krejtesisht reagimet perkatese stabilizuese.

Po kush t'i realizoje keto, nje Qeverisje ne shkermoqe si kjo...!?

Të fundit