Flash News

KRYESORE

Reshjet e dendura të borës, rrëzohet autobusi me pasagjerë në Shkodër

Reshjet e dendura të borës kanë krijuar jo pak probleme në akset nacionale gjatë ditëve të fundit.

Për pasojë, janë shënuar edhe aksidente. Sot në mëngjes, një autobus ka dalë nga rruga si pasojë e problemeve me reshjet e borës në aksin Shkodër-Shirokë-Zogaj.

Në autobusë ndodheshin disa pasagjerë, mes tyre edhe fëmijë, por fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime serioze bashkë me shoferin.

Po ashtu, nga moti i keq është bllokuar edhe aksi Mirditë-Fushë-Arrëz, si dhe autobusi i linjës Durrës-Fushë Arrëz.

Të fundit