Flash News

KRYESORE

Reshjet e dendura të shiut, Ankaraja përmbytet brenda 9 minutave

Reshjet e dendura të shiut, Ankaraja përmbytet brenda 9 minutave

Kryeqyteti i Turqisë, Ankaraja, është përmbytur ditën e djeshme nga reshjet e shumta të shiut vetëm në 9 minuta.

Kushtet ekstreme të motit kanë mbushur me ujë rrugët e qytetit, ndërkohë që lëvizja me automjete është thuajse e pamundur.

Uji ka depërtuar në shumë banesa e biznese dhe raportohet se janë lënduar të paktën 6 persona.

Qeveria turke po punon për të lehtësuar disi barrën e dëmeve, që besohet të kenë prekur më shumë se 160 makina e 25 biznese.

Për kryetarin e bashkisë së Ankarasë, Mustafa Tuna, kjo valë përmbytjesh është një fatkeqësi natyrore e niveleve të paregjistruara ndonjëherë më parë.

Shirat sipas ekspertëve nuk do të ndalen këtu, por pritet të vazhdojnë përgjatë gjithë javës, të shoqëruara nga rrufetë.

Kjo gjendje sipas tyre pritet të zgjasë një javë.

Të fundit