Flash News

KRYESORE

Reshjet e shiut shkaktojnë dy aksidente në Dibër, një i vdekur

Reshjet e shiut shkaktojnë dy aksidente në Dibër, një i

Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme në zonën e Dibrës. Shkak është bërë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë zonën.

I pari është shënuar pranë fshatit Vojnik, ku një mjet tip furgon, i drejtuar nga shtetasi J.K. ka përplasur për vdekje këmbësorin 70-vjeçar I.B.

Vetëm pak minuta më vonë, pranë fshatit Grezhdan ka qenë mjeti tip Benz i drejtuar nga E.P., i cili ka përplasur këmbësorin A.I. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmën mjekësore.

Të fundit