Flash News

KRYESORE

Reshjet e shumta përmirësojnë situatën hidroenergjetike në vend

Reshjet e shumta përmirësojnë situatën hidroenergjetike

Situata hidroenergjetike në vend është përmirësuar për shkak të reshjeve të fundit. Mbi pellgun ujëmbledhës të lumit Drin, sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, niveli i prurjeve në kaskadë ditën e hënë arriti në 525 m3/s.

Por sasia e madhe e reshjeve, ka bërë që të rritet vëmendja veçanërisht për Hidrocentralin e Komanit, të dytin në vend për nga madhësia, i cili ka një prurje 2.8 herë më të lartë se mesatarja në këtë periudhë.

Kurse, HEC-i i Fierzës, që mban peshën kryesore të prodhimit të energjisë në vend, aktualisht ka mbyllur portat dhe nuk po prodhon energji, për të rritur nivelin. Sipas KESH-it, deri në fund të muajit parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i rezervës energjetike me rreth 150 Gwh, apo rreth 2 ditë më shumë konsum.

Reshjet shumta ndikojnë edhe në arkën e OSHEE-së, që do të shpenzojë më pak. Në 9 muajt e parë të vitit importoi rreth 127 milionë euro energji.

Të fundit