Flash News

KRYESORE

Reshjet e shumta të shiut, përmbytet qyteti i Selanikut

Qyteti i Selanikut është përbytur brenda pak orësh si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, dhe rryma e ujit të grumbulluar ka marrë përpara sende e makina, ndërkohë që janë rrezikuar edhe shumë banesa.

Reshjet kanë filluar furishëm që pasditen e djeshme, dhe vijojnë edhe ditën e sotme.

Qyteti dhe zona përreth kanë pasur ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike, si dhe janë mbyllur shkollat me urdhër të Drejtorisë së Arsimit.

Ndërkohë, meteorologët kanë paralajmëruar për mot me reshje gjatë gjithë fundjavës.

Të fundit