Flash News

KRYESORE

“Respekt, dinjitet, mirëqenie”, minatorët e Bulqizës në protestë për kushtet e punës

“Respekt, dinjitet, mirëqenie”, minatorët e Bulqizës

Ndërkohë që në Tiranë vijojnë protestat e studentëve, në Bulqizë janë ngritur minatorët. Raportohet se ata kërkojnë plotësimin e kushteve në punë si dhe statusin e tyre.

Minatorët e Bulqizës të rrënuar ekonomikisht nga puna e papaguar, kushtet e rënda të punës, nga çmimet e larta, rritja e taksave dhe papunësia po protestojnë në qëndër të qytetit.

Rajoni me pasuri të rralla nëntokësore, por me nivelin më të lartë të varfërisë kërkon jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulta.

“Respekt, dinjitet, mirëqenie”, shkruajnë ata në pankarta.

[video width="640" height="368" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/12/minatoret.mp4"][/video]

Të fundit