Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Milivoje Mihajlloviç/ Kossev
“Sëmundja” e këtij rajoni është mungesa e stabilitetit politik dhe ajo, me sa duket, është e pashërueshme. Si dhe çdo sëmundje tjetër serioze, asgjëson “organizmin” e shoqërive të këtushme, por askush nuk përpiqet ta shërojë, gjë që është e qartë që në shikim të parë. Përkundrazi, kjo sëmundje përhapet në mënyrë të planifikuar, ndërsa shoqëritë janë të mësuara të jetojnë me të.
Agonia në të cilën po mbytet tërë rajoni nuk shërohet në Bruksel, Hagë, Uashington, Moskë. Atë mund ta shërojë sistemi gjyqësor real dhe i qëndrueshëm. Mjekët e vërtetë janë: prokurorët dhe gjykatësit që punojnë sipas ligjit dhe pa ndikime politike. Utopi? Ndoshta edhe jo!
Sikur sistemi gjyqësor të punojë si duhet, gjithçka do të ishte ndryshe, dhe në mënyrë të veçantë kjo mungesë e famshme stabiliteti.
Epidemia e koronavirusit ndikoi në atë që edhe ky viti 2020 të jetë një prej atyre të shumtëve që e “hëngrën karkalecat”. Vit i gabimeve, rasteve të humbura... Vit i absurditeteve të reja, në tërë botën, por edhe te ne. Shtabet për luftën kundër koronavirusit janë zënë në ngërç mes padijes dhe detyrave politike. Ditë për ditë enden mes profesionit dhe politikës me mbështetje maksimale mediatike.
Rezultati është humbja e besimit te “profesioni”. Qytetarët kanë humbur në përpjekjet për të sistemuar informacionet kontradiktore. Dhe ja ku tani jemi përsëri në fillim, duke lundruar mes modelit “kinez”, “britanik” dhe “tonit” të luftës kundër koronavirusit.
Dëgjojmë akuza se “virusi është përhapur në grumbullimet promovuese të partisë në pushtet”, ndaj të cilave ajo përgjigjet se “virusi më shumë është përhapur në protestat e opozitës”... sëbashku me këtë, ekip profesional, i pamësuar me deklarata, kompromenton profesionin dhe banalizon rezikun. ... Njerëzit pyesin veten, përse është vënë ora policore, nëse tani që epidemia ka marrë dhenë, qënkan të mjaftueshme vetëm maskat? Përse vrapimi pas respiratorëve, nëse “profesionistët” tani pohojnë se vetëm një numër i vogël i atyre që janë në respirator arrin të shërohet? Përse janë kontradiktore informacionet mbi numrin e të vdekurve dhe të të infektuarve? Si erdhi puna që lufta kundër koronës i’u la në dorë mediave. Kjo është fyerje për qindra punonjës të mjeksisë që luftojnë përditë për çdo të sëmurë, duke rrezikuar shëndetin e tyre.
Mes dy “raundeve” të epidemisë Beogradi ishte vatër e konflikteve të ashpra mes policisë dhe demonstruesve. Zbatimi brutal i forcës, teoria e komplotit se demonstrantët i kanë udhëhequr ata që i kanë përçarë, mbi grupet e futura parapolicore të tifozëve që kanë arrestuar pjesmarrësit e protestave... Bilanci- koka të çara, me qindra të arrestuar, nuk ka rëndësi më për askënd... rezultati- askush nuk i përmend më zgjedhjet, rezultatet e tyre... Gjithçka ka humbur në retë e “perdes së tymit” të epidemisë së koronavirusit.
Nga ana tjetër, një numur i madh i mediave tregon më shumë interesim për atë se cili vend “nuk i lejon të hyjnë qytetarët e Serbisë”, sesa për masat e parandalimit të epidemisë. Sikur shoqëritë e këtushme vihen në mënyrë sistematike në një regjim të veçantë jete. “Absurdistani” në respirator- si përpjekje për të fshehur të gjitha problemet.
“Problemi i pazgjidhshëm, kërkon vetëm më shumë kohë”. Kjo urtësi lindore në shoqëritë ku policia ruan diplomat e blera, doktoraturat e falsifikuara, plantazhet e marihuanës, plaçkitësit e pensioneve, mjeshtrat e mbledhjes së provizioneve, njësitë e fantomave të natës... nuk vlen asgjë. Në këtë rajon gjithçka e zgjidh spini, mashtrimi, metoda e tërheqjes së vëmendjes nga thelbi... Në njëfarë mënyre jemi mësuar të jetojmë në këtë atmosferë.
Nuk ka gjë më të lehtë sesa fitorja në mediat “tuaja”... përderisa janë “tuajat”... megjithëse e di mirë se që nesër ka mundësi, për shkak të ndonjë spastrimi, pikërisht këto media të ta nxijnë jetën siç ua kanë nxirë shumë të tjerëve...
Nuk po flas për moralin e këtyre mediave sepse ai nuk ekziston. Gjithçka mund të ndërpritet vetëm jo procesi i plaçkitjes dhe i rishitjes.
Njëkohësisht “vazhdoi” edhe i shumëprituri “dialog mes Beogradit dhe Prishtinës”. Në këtë rast Kosova futi lojtarë të rinj, sepse “trajneri” është me shërbim në Hagë. A po afrohet fundi i lojës apo po hyjmë në një raund tjetër cfilitjesh? Do të thoja, duke gjykuar nga aktorët, se është fjala për këtë të dytën.
Përsëri deklaruan qëndrime të ndryshme mbi rrjedhën e bisedimeve, mbi temat, mbi modelin e bisedimeve. Diçka tashmë e parë, shumë herë. Përsëri ndërmjetësit europianë të dialogut me shumë zjarr deklarojnë se e kanë “marrë timonin në dorë nga Uashingtoni” dhe se e ardhmja e zgjidhjes së këtij problemi është tashmë në duart e Europës. Për fat të keq edhe ky vit është i humbur për çfarëdo hapi serioz në bisedime, për çfarëdo lloj lëvizje që do të përmirësonte jetën e njerëzve.
Qeveria kosovare, me shumicë të ngushtë parlamentare me siguri që nuk mund të garantojë çfarëdo lloj implementimi të ndonjë marrëveshje eventuale. Pala serbe, pa parlament të konstituaar dhe qeveri po ashtu.
Gjithçka më bën të mendoj se për bisedime serioze do të duhet të presim vitin e ardhshëm, kur të kryhen zgjedhjet amerikane, kur të kalojë rreziku nga korona, kur skenat politike të stabilizohen... deri atëherë do të jemi të detyruar të jemi dëshmitarë të improvizimeve të qendrave europiane të cilat këmbëngulin të demonstrojnë se ja, edhe në këto kohë të vështira (epidemia, kriza e përgjithshme ekonomike, mungesa e stabilitetit..) ata gjithsesi shqetësohen dhe përkujdesen për problemin ballkanik numër një, Kosovën.
Liderët lokalë do të përkujdesen për rejtingun personal. Hashim Thaçi do të përpiqet të zgjidhë akuzën e tij në Hagë. Abdullah Hoti do të përpiqet të ruajë bashkë qeverinë e tij të brishtë, e cila vazhdon të varet nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiçi (sepse Lista Srpska është në gjendje në çdo moment ta rrëzojë qeverinë nëse dëshiron). Nuk është më e mirë as situata në vendet përreth. Skena politike malazeze po zien nga konflikti mes qeverisë dhe Kishës, gjë e cila ndoshta do të përfundojë me zgjedhje nëse pushteti vlerëson se ka përparësi. Në Shqipëri-mungesë latente stabiliteti.
Maqedonia e Veriut tani po analizon rezultatet e zgjedhjeve dhe kush e di se në çfarë mund të shndërrohet kjo. Në tërë rajonin vjeshta kërcënon të sjellë një valë tjetër protestash. Epidemia e koronavirusit është një prej shkaqeve. Shkaku kryesor është “sëmundja” e shoqërisë- epidemia e korrupsionit, mungesa e shpresës, kriza dhe absurditeti. Tamam si në një shtet të përfytyruar: Absurdistan.
*Përktheu për Politiko: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38