Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Restorant e salla masazhi, Basha tregon se çfarë ka brenda kryeministrisë: Rikonstruksioni u bë nga ‘Fusha shpk’
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në daljen e tij për mediat ka treguar detaje, sipas tij, që tregojnë lidhjen e qeverisë me firmën ‘Fusha shpk’. Basha tha se ishte kjo firmë e cila bëri rikonstruksionin e godinës së kryeministrisë sapo Edi Rama u zgjodh kryeministër ndërsa ka treguar edhe çfarë ka brenda godinës.
Kreu i opozitës tha gjithashtu se që në momentin që socialistët kanë ardhur në pushtet firma ‘Fusha shpk’ ka marrë 80 milionë euro nga tenderat si dhe një koncension prej 125 milionë eurosh.
“Në 2013-ën, gjëja e parë që bëri Rama sapo u bë kryeministër rregulloi kryeministrinë. Kostoja e shndërrimit të kryeministrisë në një pallat luksoz, me salltanete, me restorant privat, me salla masazhi, salla gjimnastike etj, kostoja totale e këtij rinovimi, u denoncua atëherë, kishte një vlerë prej afro 5 milionë eurosh. Ne si opozitë i kërkuam të na tregojë sesi i bëri këto punë, ku ishin dokumentet e tenderit, me çfarë fondesh u bënë dhe e mbani mend që nuk dha asnjë përgjigje.
Informacionet tregojnë se këto punime u kryen nga firma ‘Fusha shpk’ e cila pas këtij momenti ka marrë 80 milionë euro tendera publik nga Edi Rama dhe Rilindja si dhe një koncension 125 milionë euro”, deklaroi Basha.