All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Restoranti romantik në Turqi, zgjidhje në mes pandemisë

Restoranti romantik në Turqi, zgjidhje në mes pandemisë
All - Paragraf - 1

Pandemia e COVID-19 na ka bërë më dyshues dhe të jemi më të kujdesshëm, megjithatë me rikthimin në normalitet shumë biznese po mundohen t`i përshtaten rregullave të rjea të bashkëjetesës me koronavirusin.

All - Paragraf - 3

Turqia ka gjetur një qasje të veçantë ndaj distancimit social duke instaluar kube transperente për t’iu ofruar siguri klientëve në mesin e pandemisë së koronavirusit.

Me pamje nga Briri i Artë në Rripin e Bosforit, restoranti ka ngritur tenda distancuese polikarbonati për të veçuar klientët, por edhe për të krijuar një atmosferë romantike.

Secila kube ka nga një dritare të posaçme, e cila mund të hapet për të lejuar qarkullimin e ajrit. Kamarierëve u ndalohet të hyjnë brenda, përveçse në rastin kur klientët shtypin butonin e instaluar në tryezë.

Pronari i restorantit thotë se pas shpërthimit të pandemisë, biznesi i tij u mbyll për më shumë se 3 muaj. Kjo periudhë u shfrytëzua për punimet rinovuese.

 

Të fundit