Flash News

KRYESORE

Revista britanike shkrim për Bleona Qerretin, e krahasojnë me Cheryl Cole

Pas Daily Mail, një tjetër shkrim i dedikuar vjen për Bleona Qerretin. Revista e njohur britanike “Daily Mail” ka vënë në kopertinë këngëtaren shqiptare dhe e krahason atë me këngëtaren Cheryl Cole.

Në kopertinen e revistës, imazhi i Bleonës zë vendin kryesor dhe është po ashtu krahas personazheve më të njohur të showbiz-it, si Sam Smith, Nicole Scherzinger, Rita Ora etj.

“Daily Star” shkruan se misioni i Bleonës është të pushtojë tregun britanik me muzikën e saj:

“Ajo ka pushtuar Evropën dhe SHBA-në dhe tani Bleona po synon suksesin në Britani. Këngëtarja është versioni shqiptar i Cheryl, e cila ka qenë në jurinë e ‘X Factor’. Ajo po kryeson top-listat tona me ‘Wicked Love”.

Bleona shprehet për revistën se: “Kur isha e vogël i vendosa vetes si qëllim që të bëhesha një yll në vendin tim. Kur kjo ndodhi kisha nevojë t’i vendosja vetes një tjetër qëllim, prandaj jam këtu”.

Të fundit